BMW i8 Protonic Red
BMW vazhdon festimet për 100 vjetorin e saj, kësaj radhe sjell modelin i8 që do të prodhohet në numër shumë të kufizuar për tregun e Japonisë.

Auto & Tek
BMW është duke festuar dhe ka sjell modelin i8 Protonic Red, kompania do të prodhoj vetëm 20 makina të këtij modeli, njofton Lajmi.net
Brendia është mjaft sportive e cila ka ulëse të qepura në të kuqe, ajo po ashtu ka disa vende me fiber karboni si dhe një lëkur speciale Mat.
Raportohet që makinës i është dhënë fuqia nga një powertrain plug-in hibrid, që përfshin një motor me tre cilindra 1.5-litra TwinPower Turbo, i mbështetur edhe nga një motor elektrik dhe një litium-jon paketë e baterisë.
Puna e tyre e kombinuar ofron një fuqi maksimale dhe së bashku prodhojnë 357 kuaj fuqi (263 kilovat), këta dy motor e bëjnë këtë makinë shumë të shpejt ku nga 0 deri në 100km/h arrin për 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë arrin në 250 km/h (155 mph), transmeton Lajmi.net
BMW ka plane për të prodhuar vetëm 20 makina i8 , ku secili mban një çmim prej 197,945 dollar.
/Lajmi.net