23 lojtarët e Shqipërisë për EURO 2016 sipas lexuesve të lajmi.net

Lajmi.net në nëntor të vitit të kaluar ka organizuar një sondazh ku lexuesit kanë mundur të votojnë lojtarët e tyre të preferuar, për të përzgjedhur 23 lojtarë që do ta përfaqësonin Shqipërinë në EURO 2016.

Sport

29/05/2016 20:24

Duke qenë se kanë mbetur edhe dy ditë deri në afatin e fundit kur trajnerët duhet të dorëzojnë listat e tyre të lojtarëve për këtë kampionat, po u japim më poshtë 23 lojtarët që kanë përzgjedhur lexuesit.

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha

Mbrojtës: Lorik Cana, Mergim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Andi Lila, Ansi Agolli

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Alban Meha, Ermir Lenjani, Amir Abrashi, Herolind Shala, Milot Rashica, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Migjen Basha

Sulmues: Shkelzen Gashi, Sokol Çikalleshi, Besart Berisha, Rey Manaj

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.