Arrestohet shqiptari, u kap me 4 kg kokainë
Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të zhvilluar në tre shtete: Itali, Shqipëri dhe Spanjë.
Bota
Në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur. Ai është arrestuar në banesën e tij në Brianza, ku i janë gjetur 4 kg kokainë, një pistoletë dhe 70 000 franga zvicerane.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është një emër i njohur për autoritetet e vendit fqinj.