Ja kush pagoi më shumë për operacionet plastike (FOTO)

Yjet e Hollivudit për të qenë të bukur dhe tërheqës janë të gatshëm të futen nën briskun e kirurgut dhe për këtë të paguajnë majmë.

ShowBiz

25/05/2016 09:22

Këta yje shpenzojnë shumë para në gjëra luksoze si auto, vila dhe rroba. Mirëpo, paraja e madhe shkon për mbajtje e pamjes së freskët. Ata paguajnë qindra mijëra dollarë në trajnerë personalë, dietologë dhe ekspertë të kozmetikës për të qenë të rinj.

Mirëpo, disa prej tyre janë të gatshëm që të futen nën briskun e kirurgut. Pa marrë parasysh se çfarë thotë reperja e famshme Nicki Minaj, pamja e saj ka ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës së saj. Thuhet se ka operuar hundën, ka zbardhur lëkurën dhe e ka rritur prapanicën, çka i ka kushtuar 11 mijë dollarë.

Reperja tjetër Lil Kim kohë më parë ka shokuar me pamjen e bardhë të lëkurës. Pamja e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga viti 1995. Dhe për të gjitha këto ndryshime ajo ka paguar 19 mijë dollarë dhe me këto para ajo ka zbardhur lëkurën, ka operuar hundën dhe ka rritur mollëzat.

Heidi Montag në vitin 2010 e ka pranuar se ka kryer 10 operacione brenda një dite, të cilat kanë përfshirë ngritjen e vetullave, operimin e hundës, veshëve, zvogëlimin e nofullës, vendosjen e silikonëve në gjinj, injektimin e dhjamit në fytyrë dhe liposuksionin e kofshëve. Për shkak të këtyre operacioneve ajo për pak sa nuk kishte vdekur dhe të gjitha këto i kanë kushtuar 30 mijë dollarë.

Kim Kardashian vazhdimisht mohon se ka kryer operacione. Mediet kanë raportuar se pas shtatzënisë së parë, ajo ka shpenzuar 80 mijë dollarë në operime estetike për heqjen e rrudhave dhe dhjamit të grumbulluar.           

Por asnjëri prej këtyre të cekur më lart nuk krahasohen me yjet në vijim. Edhe pse në vend që të zbukurohej nga operacionet e shumta, për të cilat Jocelyn Wildenstein kishte paguar mbi 2 milionë dollarë, ajo është shëmtuar dhe pamja e saj të tmerron. 

Mirëpo, operacioni më i shtrenjtë është ai i Bruce Jenner, i cili për t’u shndërruar në grua ka paguar 4 milionë dollarë.