Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër Gold Ag (Video)
Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj këngëtarit Gold AG. Ai është paditur nga deputetja e LDK’së, Alma Lama, për shkak se ajo ishte ndier e ofenduar në këngën “Shqiptar 2”.
ShowBiz
Ja postimi i plotë i Alma Lamës pas seancës gjyqësore:
Me avokaten time Merita Stublla Emini, pas seances gjyqesore kunder Arian Agushit, te cilin e kam paditur per fyerje publike, dhe publikuesit e kenges ku me eshte bere fyerja. Kerkuam masen e sigurise per largimin e kenges dhe bllokimin e llogarive bankare.
Ky proces, pervec vendimit rreth rastit tim, do te vendose edhe se cfare do behet me abuzimin me lirine e shprehjes ne Kosove, edhe me fyerjen qe iu behet figurave publike, sidomos grave ne politike.
Pa u ndeshkuar, abuzuesit e kesaj lirie nuk marrim vesh.