Menduan se 92-vjeçarja kishte tumor, ja çfarë gjetën në barkun e saj
Mjekët kanë mbetur tu shokuar nga rasti i një gruaje 92-vjeçare e cila është paraqitur tek ata sepse kishte dhimbje në bark.
Bota
Pasi mjekët bënë të gjitha kontrollat, vërejten se 92-vjeçarja kishte një masë të panjohur në barkun e saj, përcjell lajmi.net
Së pari, mjekët menduan se ishte tumor, por me ekzaminimet e mëtutjeshme vërejten se në barkun e saj gjendej një fetus i mumifikuar që ishte krijuar rreth 50 vite më parë.
Mjekët shpjeguan se fetusi ishte rritur deri në një masë dhe pastaj kishte vdekur në barkun e gruas.
Një ndërhyrje kirurgjike është e domosdoshme për ta larguar masën nga barku i 92-vjeçares por për shkak të moshës kjo ndërhyrje mund të jetë e rrezikshme.
Mjekët i kanë dhënë asaj terapi me medikamente dhe do të bëjnë kontrolla të shpeshta.
Ky rast nuk është i pari i këtij lloji, por së paku nuk dihet për një rast të tillë në moshë kaq të shtyrë./lajmi.net