Piktorja biseksuale thyen rekord, e shet pikturën për 8 mln $
Piktura e meksikanes Frida Kahlo “Dos desnudos en El Bosque” (Dy nudiste në pyll) u shi në një ankand në New York për 8 milion dollarë.
ShowBiz
Një shifër që thyen tre rekorde: Kjo është shuma më e lartë e paguar për një pikturë të saj, por edhe për një piktor amerikano-latin dhe mbi të gjitha është shifra më e lartë për një piktore femër.
Vepra, që daton në 1939-ën është një pasqyrë e jetës private të artistet, shkruajnë mediat amerikane, që pasqyron një pjesë të natyrës së saj biseksuale. Kjo tregohet më takimin e dy femrave në një pyll, të cilat përgjohen nga një majmun që simbolizon mëkatin.
Frida Kahlo lindi në vitin 1907 në Meksikë dhe u nda nga jeta në 1954-ën.
