George Clooney flet për Donald Trump

George Clooney ka buzëqeshur së bashku me Julia Roberts gjatë fotografimit në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës në Francë, ku u shfaq filmi i tyre Money Monster.

ShowBiz

12/05/2016 19:26

Aktori 55 vjeçar dhe Julia ishin po ashtu të shoqëruar nga regjisori  Jodie Foster dhe kolegët e tjerë aktorë Caitriona Balfe, Jack O’Connell, Dominic West, skenaristi Jamie Linden dhe producenti Daniel Dubiecki.

Gjatë konferencës për media, Clooney foli edhe rreth mendimit të tij sa i përket mundësisë që Donald Trump të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do të ketë president me emrin Donald Trump”, u shpreh George. “Kjo nuk do të ndodhë. Frika nuk do të ekzistojë në vendin tonë. Nuk do të frikësohemi nga muslimanët ose emigrantët. Ne në fakt nuk jemi të frikësuar nga asgjë dhe nuk do ta shfrytëzojmë frikën. Kështu që kjo çështje nuk do të bëhet”, ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.

George Clooney dhe Julia Roberts