EKSKLUZIVE: Era Istrefi dëgjohet në dyqanin e Apple në New York (Video)
Suksesi ndërkombëtar i yllit kosovar Era Istrefi nuk po ka të ndalur.

ShowBiz
Pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme dhe performancës së saj në spektaklin gjerman “Schlag Den Star”, suksesi i Erës nuk po ndalet, shkruan lajmi.net.
Lajmi i fundit vjen nga Amerika e largët, ku kënga “Bonbon” ka goditur New York-un.
Lajmi.net ka siguruar një video e cila është xhiruar në një dyqan të “Apple” në New York dhe aty dëgjohet kënga e Erës.
Padyshim që kjo është dëshmia e radhës që “Bonbon” është tashmë një hit ndërkombëtar!/Lajmi.net.