‘Kohërat po ndryshojnë’, ekspozitë për Ditën e Evropës
Ekspozita me fotografi dokumentuese në bardh e zi prezanton Havelin për qytetarët e Kosovës si një disident, president dhe një qytetar, dhe ilustron momente të sinqerta nga jeta e tij jozyrtare dhe intime.
ShowBiz
Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special në Kosovë, do të hapin ekspozitën me fotografi “Kohërat po ndryshojnë” (“The Times They Are A- Changing´” për të shënuar Ditën e Evropës 2016 sot më 9 maj në ora 19:30 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së (EUICC) në Prishtinë.
Njoftimi është dërguar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së dhe thekson se, Václav Havel, poeti i demokracisë së shekullit 20-të, u dha shpresë jo vetëm miliona njerëzve në Evropën Lindore, por edhe popujve në tërë botën të cilët besojnë se të drejtat e njeriut janë universale. Popujve të cilët besojnë se mund dhe duhet të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe të ndihmojnë njerëzit në komunitetin e tyre dhe globalisht.
Iniciativa Havel@80 prezanton Václav Havel-in për popujt në mbarë botën si një njeri të rëndomtë me ndikim të jashtëzakonshëm për jetërat tona.
Dita e Evropës, 9 Maji është festa zyrtare përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008./kultplus