Eurovizioni lëshon pe, pranon të valviten flamuj të shteteve tjera, Kosova përsëri jashtë
Javën e kaluar, EBU – Unioni i Transmetuesve Evropianë, shkaktoi skandal kur publikoi listën e flamujve të ndaluar në Eurovizion, mes tyre ai i Baskëve, Kosovës dhe ai i Shtetit Islamik.
ShowBiz
Pas reflektimit dhe bisedimeve me disa delegacione pjesëmarrëse, organizatorët e Eurovision Song Contest, kanë rënë dakord për të harruar politikën e flamujve, dhe për të lejuar valvitjen e disa flamujve që fillimisht nuk u lejuan në skenë, ndër ta janë flamuri për komunitetin gej dhe lezbike, flamuri i Bashkimit Evropian, flamuri i Uellsit, flamuri Sami nga Norvegjia, transmeton lajmi.net.
Eurovizion ka shkruar në faqen e saj zyrtare se propozoi gjithashtu një qasje më tolerante ndaj flamujve tjerë për aq kohë sa publiku respekton natyrën jo-politike të Eurivizion Song Contest.
Ky propozim u miratua nga organi drejtues i konkursit të Eurovizionit.
Ndërkaq flamujt e ndaluar mbesin ai Kosovës, Palestinës, Krimes, Baskues dhe Shtetit Islamik./lajmi.net