Nëna e Mahrezit zbulon ekipin e tij për sezonin e ri

Nëna e mesfushorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez ka thënë se biri i saj duhet të mbetet tek “Foxes”.

Merkato

30/04/2016 14:16

Riyad Mahrez duhet të mbetet në Leicester City, kjo është dëshira e nënës së tij.

Mahrez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij derisa “Foxes” janë një fitore larg nga titulli i kampionit në Premierligë.

Kjo ka bërë që ai të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve të njohura evropiane përfshirë Barcelonën.

Por, nëna e tij e ka këshilluar që të mbrtet në Leicester City.

“Leicester City i ka hapur dyert e lavdisë dhe për këtë arsye mendoj se është më së miri që ai të mbetet në klub ku është zhvilluar dhe votuar si futbollisti më i mirë i vitit”, deklaroi ajo për tabloidin britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Mahrez është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë.