Deklaratë shokuese nga nëna e Agbonlahor

Tina Burgess, nëna e lojtarit të njohur në Premierligë, Gabby Agbonlahor, ka dhënë një deklaratë shokuese.

Sport

22/04/2016 21:57

Ajo ka zbuluar që ka 27 vite që nuk flet me djalin e tij.

“Nuk jam e befasuar me atë se çfarë po ndodh me Gabbyn këtë sezon. E kam ditur gjithmonë që ai do të del jashtë binarëve”, deklaroi ajo, përcjellë “Lajmi.net”.

“Si një nënë, më thyhet zemra kur e shoh gjendjen e tij aspak të mirë. Ne kemi 27 vite që nuk flasim, por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua atë. Unë e dua Gabbyn shumë”, shtoi Tina.

Ajo ka shtuar në fund që pret që një ditë ta takojë përsëri djalin e saj, i cili po përjeton një sezon katastrofal dhe me shumë skandale.

Tina-Burgess-is-pictured-at-her-home-in-South-Tower-Nechelles