Policët zhveshin me dhunë një qytetar ( Foto/Video)
Një episod skandaloz ndodhi mesnatën e sotme në Bulevardin kryesor të Tiranës. Siç shihet në video tre efektivë policie, pasi e kanë zhveshur lakuriq, shoqërojnë në furgon një qytetar i cili shfaqet në filmim vetëm me mbathje.
Lajme
Dëshmitarë në vendngjarje i thanë lapsi-t se skena, në dukje si operacion arrestimi i ndonjë super të kërkuari, ndodhi thjesht dhe vetëm për shkak të rezistencës që qytetari shfaqi kundrejt uniformave blu, shkruan lapsi.al.
“Përplasja nisi kur qytetari nuk po u bindej policëve dhe ata filluan ta shanin.
Ai kërkonte shpjegime, kurse policët me pretekst se po e kontrollonin, e zhveshën lakuriq”, tha një dëshmitar për lapsi-n.
Ngjarja shokuese ndodhi përballë Hotel Rogner në një orë dhe vend, jo pak të frekuentuar nga njerzit. Në çdo vend të botës, cilado qoftë arsyeja e kontrollit, zhveshja lakuriq do të bëhej pas shoqërimit të të dyshuarit në ambientet e rajonit dhe jo në mes të Bulevardit./ lajmi.net
http://www.dailymotion.com/video/x4654bx_skene-tmerri-ne-mes-te-tiranes-policet-zhveshin-me-dhune-nje-qytetar_news