Lana Del Rey me veshje tradicionale shqiptare nga Ralph Lauren? (Foto)

Me ose pa vetëdije Ralph Lauren një kreator shumë i njohur amerikan ka përdorur veshje që ngjasojnë me ato tradicionale shqiptare.

ShowBiz

21/04/2016 20:24

Me të njëjtat veshje u pa këngëtarja e njohur botërore Lana Del Rey në kopertinën e L’Officiel Paris April 2013.

Motive të tilla shqiptare janë përdorur  në kreacionet e njohurve  si Valentino, Ralph Lauren, Lanvin, Alberta Ferreti etj., të cilët besohet se kanë përdorur motivet shqiptare në kreacionet e tyre.

Fotografia e Lana Del Rey me këtë veshje është shpërndarë në rrjete sociale dhe është komentuar  për veshjen e saj, që sipas tyre ngjason shumë me ato tradicionale shqiptare./lajmi.net

b1c86e7f4ad9e64643643c22630d2632