Obama do të takojë liderët evropianë në Gjermani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme në Hanover të Gjermanisë.
Bota
Sipas “Washington Post”, Obama do të marrë pjesë në një panair industrial të teknologjisë dhe tregtisë që është projektuar për të nxitur investimet evropianë në Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, në samitin joformal, ai dhe kolegët e tij evropianë do të kenë shumë për të diskutuar, duke përfshirë çështjen e refugjatëve, fushatat ushtarake në Siri dhe kërcënimin nga ISIS.