Bie nga kati i tretë dhe fatmirësisht shpëton (Video)
Ky është një moment në Spanjë, kur një 47 vjeçare bie nga dritarja e dhomës së saj nga kati i tretë.
Bota
Mrekullisht, gruaja e cila ishte edhe e zhveshur mbijeton para se të përplaset furishëm në tokë, pasi disa banorë e pritën poshtë me një batanije, transmeton lajmi.net
Incidenti ka ndodhur, pasi në apartament ka shpërthyer një zjarr, dhe dyert kryesore ishin tërë zjarr, ndërkaq e vetmja mënyrë për të shpëtuar ishte të dalë jashtë dritares, megjithatë ajo nuk e priste të rrëshqiste në mënyrë të tillë.
Gruaja më pas, ka pranuar trajtim në spital ngase ka marrë lëndime të rënda në gjoks./lajmi.net