“Babai” në Festivalin ‘Crossing Europe’ të Austrisë

Festivali Crossing Europe sivjet sjellë filma nga 35 shtete evropiane, në një program me plot premiera dhe më pas në natën e fundit me ndarjen e çmimeve.

ShowBiz

20/04/2016 09:47

Nga data 20 e deri me 25 prill, Linzi i Austrisë do të jetë vendi i filmave evropianë, i atyre më të mirëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Crossing Europe.

Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina është në mesin e 11-të filmave të metrazhit të gjatë që konkurrojnë në garën e trillerëve, ndërsa filmi “Gruaja e mirë” nga Mirjana Karanoviq nga Serbia është në mesin e gjashtë filmave që hapin natën e parë të festivalit në Austri.Preview

“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë./kultplus