BMW M4 Coupe me 510 kuaj fuqi (FOTO)

BMW Abu Dhabi, ka prezantuar së fundmi modifikimin e sjellë në modelin BMW M4 me ngjyrë të kaltër Yas Marina.

Auto & Tek

19/04/2016 22:20

Për modifikimin e këtij modeli është përdorur paketa AC Schnitzer, e cila është e bërë nga fibra të karbonit e që përfshinë spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin mbi bagazh, përshtatet shumë me çatinë po ashtu të bërë nga fibra të karbonit.

Pjesë e modifikimit të këtij modeli janë rrotat AC Schnitzer prej alumini me diametër prej 20-inç, vrimat Manhart Performance për ajër në kapakun e motorit, maska e përparme me ngjyrë të eksterierit, amortizatorët e modifikuar, ulëset me ngjyrë portokalli, si dhe përforcimin e motorit.

Ndërkohë përsa i përket motorit të BMW M4 Coupe do të jetë 3.0-litër me gjashtë cilindra e i përforcuar nga 431 në 510 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,2 sekonda, 1,7 sekonda më pak se modeli standard. /albeu.com/

238724 238722 238723 238725