“Të mallkuarit e Ballkanit” së shpejti nga autori dhe regjisori Petrovci

Aktori i mirënjohur Enver Petrovci, do të vijë së shpejti me një shfaqje.

ShowBiz

19/04/2016 16:24

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, pasi i ka ftuar aktorët në audicion, shkruan lajmi.net

Shfaqja titullohet “Të mallkuarit e Ballkanit”, tekst ky i vetë Petrovcit.

“Lajmërohen të gjithë aktorët (meshkuj) prej moshës 20-28, nëse janë të interesuar, të marrin pjesë në audicion për shfaqjen “Të mallkuarit e Ballkanit” i autorit dhe regjisorit Enver Petrovci. Të intersuarit duhet të kenë me vete CV të bashkangjitur me një foto. Audicioni do të mbahet në Teatrin e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, duke filluar prej orës 10:00”, ka thënë Petrovci.

Ende nuk dihet se ku do të realizohet shfaqja. /lajmi.net