Teatrot nga Serbia sjellin festivalin “Joakim Vujiq” në Kosovë

Teatrot nga Kragujevci, Beogradi, Vranja, Nishi dhe pjesë tjera nga Serbia do të aterojnë në Graçanicë.

ShowBiz

18/04/2016 21:55

Kësisoj, 13-të teatro nga Serbia do të vijnë në Kosovë për të mbajtur edicionin e radhës të Festivalit të Teatrove “Joakim Vujiq”.

Festivali po kthehet në Kosovë pas 28-të vitesh, ndërsa vendimi i tillë ka ardhur unanimisht nga bordi i festivalit në fjalë. Joakim Vujiq, emrin e të cilit e mban festivali, ka qenë dramaturg, aktor dhe shkrimtar serb, drejtor i teatrit në Kragujevc.

teatri 1

Programi i festivalit ndahet në dy pjesë: teatri klasik dhe retrospektiva dhe devalvimi i individuales i paraqitur në skenë.

Festivali mbështetet nga Qeveria e Serbisë dhe zyra për Kosovë e Metohi e cila është aktive brenda kësaj qeverie. /KultPlus.com