‘Volkswagen’ përditëson modelin sportiv T6

Gjiganti gjerman ‘Volkswagen’ ka hedhur në treg një furgon sportiv 10-vendësh, një model i ri ky shumë funksional i prodhuar nga kompania ‘ABT Sportsline’, e specializuar enkas me dizajnet sportive të markave të tjera.

Auto & Tek

15/04/2016 01:03

‘ABT Sportsline’ me bazë në Allagau të Gjermanisë feston 120-vjetorin e themelimit të saj dhe për këtë ditë ajo ka prezantuar ‘Volkswagen T6’.

Ky model ka një motor 2.0-litër TDI i cili prodhon 180KF nga 150KF sa kishte më parë. Rrotat tek VW T6 janë të madhësisë 20 inç me ngjyrë alumini.

Dizajni është unik me ngjyrë hiri dhe linja të kuqe. Çmimi është mbi 18 mijë euro./techsot.al

abt-t6-120years-001_1460535205-2256450 abt-t6-120years-003_1460535206-5870746