“Zanatlitë” e Arben Llapashticës
Në Qendrën Informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë sot nga ora 19:00 hapet ekspozita personale e kameramanit dhe fotografit Arben Llapashtica.
ShowBiz
Ekspozita e cila titullohet “Zanatlitë” përmban një seri fotografish të realizuara me persona që merren me zanate të ndryshme tradicionale anë e mbanë Kosovës.
Llapashtica është fitues i disa çmimeve të fotografisë, fotograf i disa institucioneve në Kosovë dhe puna e tij është ekspozuar në disa ekspozita kolektive dhe personale në Kosovë dhe Evropë.
Fotografitë e tij janë kryesisht momente spontane dhe jo të aranzhuara.