“Grafitet” e Krajës, nesër premierë në Teatrin Kombëtar
Shfaqja “Grafitet” me tekst të Mehmet Krajës dhe regji të Fadil Hysaj do të vijë nesër premierë në Teatrin Kombëtar.
ShowBiz
Shfaqja do të luhet nga dhjetë aktorë, Çun Lajqi, Bislim Muqaj, Sheqerie Buqaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Shpëtim Kastrati, Adhurim Demi dhe Mehmet Breznica.
Regjisori Hysaj ka thënë se shfaqja është një lloj foshnje që vjen në jetë në kuptimin artistik, dhe e bënë jetën në momentin që vjen premiera dhe vazhdon jetën e saj me publikun.
“Synimi i teatrit është gjithmonë që publikut t’i sjellë shfaqje jo vetëm atraktive, por edhe të japin një mesazh. Ekipi e ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, dhe të mundimshme në kuptimin kërkimor. Tani jemi para rezultatit final dhe natyrisht që ka ethe para premierës, por që është normale. Ky është teksti i tretë që unë e punoj nga Mehmet Kraja” tregoi regjisori, Fadil Hysaj.
Skenografia për këtë shfaqje është bërë nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Vesa Kraja, koreografia Gjergj Prevazi, ndërsa muzika nga Trimor Dhomi. /kultplus.com