Lansohet traileri i filmit kosovar “Tradhti me Letra”, skena erotike (Foto/Video)

Sot është publikuar traileri dhe posteri i filmit të regjisorit Valmir Tertini “Tradhti me Letra”.

ShowBiz

12/04/2016 11:36

Filmi fillon me një skenë erotike, por që është vlerësuar maksimalisht nga kineastët në shqipëri, shkruan lajmi.net.

“Një skenë tipike, erotike, artistike”, është thënë për filmin e Tertinit.

Regjisori ka thënë për lajmi.net se filmi është shfaqur në Tiranë, Kosovë, dhe pritet që premiera të shfaqet më 7 maj në Gjakovë.

Filmi trajton temën e martesave për dokumente, dhe ka gjithsej 24 skena pa shkëputje.

Filmi është xhiruar në Kosovë dhe Gjermani nga shtëpia filmike viv films me produksion nga Shqipëria, dhe me aktorë nga Kosova, Maqedonia dhe Gjermania.

Regjisori ka korrur sukses me dokumentarin e tij “Elektricisti i nëntokës”, ku është prezantuar nëpër festivale në  Ballkan, Evropë, Angli dhe Amerikë.

Pritet që edhe filmi i ri “Tradhti me letra” të korrë të njëjtat suksese./lajmi.net

YouTube player