Prezantohen trailerë të ri ‘të çmendur’ për dy nga filmat më të pritur të vitit (VIDEO)
Të këqijtë bëhen bashkë, heronjtë luftojnë me njëri-tjetrin!
ShowBiz
Këtë vit filmat me super heronjtë po vijnë ndryshe.
Përderisa shohim në luftë ‘Batman’ dhe ‘Superman’, edhe në universin e Marvel kemi një përballje të heronjve gjithashtu.
‘Captain Aamerica’ dhe ‘Iron Man’ ndajnë personazhet në një luftë mes vete, ku gjithçka fillon pasi Kapiteni bëhet kundër ekipit të tij për të mbrojtur një mik të vjetër, përcjellë lajmi.net.
Në anën tjetër, janë bërë bashkë një ekip i tërë e personazheve të këqij nga universi DC, përfshirë këtu edhe Joker, dhe ky ekip i çmendur do të mundohen të shpëtojnë botën.
Në MTV Movie Awards janë publikuar edhe trailerët më të ri të këtyre filmave, njëri më i çmendur se tjetri.
Përderisa ‘Civi War’ fillon të shfaqet më 6 maj, për ‘Suicide Aaquad’ duhet të presim deri në gusht./lajmi.net