Aksidentohet eskorta e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë (Foto)

Pak orë pasi deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda nxori lajmin në rrjetet sociale se eskorta e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka pësuar një aksident në rrugën e Kombit.

Lajme

08/04/2016 23:06

Reagoi edhe Policia, e cila në komunikatën e saj thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në vendin e quajtur “Ura Fanit” dhe në të u përfshinë dy mjetet që e ministrisë së Jashtme.

Sipas policisë asnjë nga të aksidentuarit nuk ka dëmtime.

Në aksident janë përfshirë dy mjete të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Bëhet fjalë për një përplasje mes makinës ku udhëtonte ministri Ditmir Bushati dhe një automjet që ishte pjesë e eskortës.

11 12