Heroinën e ‘Mad Max’ do ta shohim në ‘Fast & Furious 8’

Charlize Theron do të shfaqet në pjesën e tetë të serisë së filmave 'Fast & Furious'.

ShowBiz

07/04/2016 21:30

Aktorja e bukur Charlize Theron ka nënshkruar për të marrë pjesë në pjesën e tetë të filmave ‘Fast & Furious’.

Studioja filmike Universal ka arritur marrëveshje me aktoren e cila ka shkëlqyer në filmin më të fundit aksion, ‘Mad Max: Fury Road’, përcjellë lajmi.net.

Xhirimet për pjesën e tetë do të fillojnë këtë muaj, ndërsa filmi ‘Fast 8’ është planifikuar të dalë më 14 prill të vitit 2017.

Charlize Theron do të jetë personazhi i ri i franshizës dhe do të aktrojë përkrahë aktorëve Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Ludacris./lajmi.net