“Babai”, edhe në Stockholm FilmFestival

Filmi “Babai”, që nga premiera e deri më tash pos që është prezantuar në shumë festivale të ndryshme botërore, ka shënuar edhe suksese sa i përket trofeve, pasi që tashmë ka një numër të konsiderueshëm të çmimeve të rëndësishme.

ShowBiz

07/04/2016 15:47

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Babai”, me regji të Visar Morinës do të prezantohet në StockholmFilmFestival dhe ky film do të prezantohet për tri herë, përkatësisht në datat 11, 12 dhe 13 prill. Festivali do të mbyllet më 16 prill.

Filmi “Babai”, që nga premiera e deri më tash pos që është prezantuar në shumë festivale të ndryshme botërore, ka shënuar edhe suksese sa i përket trofeve, pasi që tashmë ka një numër të konsiderueshëm të çmimeve të rëndësishme.

Në këtë film që ka rrëfimin e gjendjes së vështirë të popullit të Kosovës, përgjatë okupit nga serbët me rolet e tyre luajnë: Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Morina, Alban Ukaj, Enver Petrovci./kultplus