Mënyra se si e tërhiqni letrën higjienike, tregon për personalitetin tuaj
Shumë gjëra tregojnë rreth personalitetit tuaj, gjuhës së trupit, madje edhe sjelljeve tuaja dhe kulturës.
Fun
Një hulumtim që është bërë kohët e fundit nga eksperti Gilda Carle, ka treguar se edhe tërheqja e letrës higjienike në tualet tregon një aspekt për personalitetin tuaj, transmeton lajmi.net.
Carle shpjegoi se nëse tërhiqni letrën nga ana juaj në këtë mënyrë, ju jeni një person dominues. Kjo tregon një mënyrë zbavitëse për njerëzit që iu janë vlerësuar sjelljet e tyre si të ndërgjegjshme, kanë vetëbesim dhe janë këmbëngulës.
Por në qoftë se e tërhiqni në anën e kundërt nga ju, si në rastin e mëposhtëm, do të thotë se ju jeni person që lehtë nënshtroheni nga dikush. Shpejt bini pre e të tjerëve, dhe nuk merrni vendime të duhura në jetë./lajmi.net