Aktori Kushtrim Hoxha në serialin e njohur amerikan (FOTO)

Kushtrim Hoxha kreu studimet në Universitetin e Prishtinës në Akademinë e Arteve ku studio Aktrimin me profesor Faruk Begollin.

ShowBiz

06/04/2016 13:45

Ai tani nuk ka të ndalur me punën e tij si aktor, në këtë kohë ai jeton në SHBA, ku edhe ka marrë pjesë në serialin amerikan “Elementary”, shkruan lajmi.net.

Aktori këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook:

“Shokë, në qoftëse keni mundësi të më shikoni në episodin e ardhshëm të “Elementary”, këtë të dielë më 10 prill në ora 21:00 në CBA. Kalova çaste shumë të mira duke punuar në disa skena me aktorë të mrekullueshëm si Lucy Liu dhe Johnny Lee Miller”./lajmi.net