Behgjet Pacolli e di se si do të mund të ishte president (Video)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se është shokuar dhe është habitur nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

05/04/2016 23:00

Me këtë aktvendim, Gjykata Kushtetuese deklaroi se  Hashim Thaçi është zgjedhur në krye të shtetit në mënyrë kushtetuese.

Pacolli, i cili ishte rrëzuar nga posti i presidentit nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të procedurave gjatë zgjedhjes së tij, ka thënë se është habitur nga fakti se gjatë zgjedhjes së tij kërkoheshin të gjithë deputetët, e për Thaçin vetëm dy të tretat.

“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua më jepet një dyshim që ky instrumentalizim për t’u zgjedhur Presidenti në kohën kur jam zgjedhur unë, ka qenë lojë”, ka thënë Pacolli. “Ka qenë një gjë e orkestruar”, ka thënë Pacolli në emisionin Rrokum Roll, në televizionin Rrokum.

“S’besoj që z.Thaçi ka të bëjë shumë me këtë vendim, a ka ndikuar ai a dikush tjetër … nuk e di”.

YouTube player