Jahjaga jep mirënjohje për ekipin e filmit “Tri Dritare dhe një Varje”
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Tri Dritare dhe një Varje”, me regji të Isa Qosës, flet për pasojat e dhunës seksuale të ushtruar nga serbët . Në këtë film kanë luajtur aktorët: Irena Cahani, Luan jaha, Aurita Agushi, Donat Qosja.
ShowBiz
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga jep mirënjohje për ekipin e filmit “Tri Dritare dhe një Varje”
“Për kontributin e dhënë në afirmimin e statusit të viktimave në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës” , thuhet në përshkrimin e mirënjohjes së ndarë nga presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga që ka ndarë për ekipin e filmit “Tri Dritare dhe një Varje”.
Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se po ky film ka fituar cmimin Taomuda e Artë në Festivalin Palmares Tetouan në Maroko dhe ky çmim shënon cmimin e 30-të nga festival të ndryshme ndërkombëtare./kultplus