Disney realizon film të animuar për motrën e Borëbardhës, Rose Red

Borëbardha dhe Rose Red do të jenë motra krejtësisht të ndryshme nga përralla e prezantuar nga Vëllezërit Grim.

ShowBiz

05/04/2016 11:23

Në vitin 1937, ‘Walt Disney Productions’, ka lansuar filmin e parë të animuar të Borëbardhës dhe shtatë xhuxhave, transmeton lajmi.net.

Por tani ata janë duke punuar për realizimin e ardhshëm ku do të jetë edhe motra e Borëbardhës, Rose Red, e cila shumë shpejtë do të bëhet një yll.

Rose Red duket do të jetë motra e Borëbardhës, por jo nga një njerkë e keqe dhe shtatë xhuxhat. Borëbardha dhe Rose Red do të jenë motra krejtësisht të ndryshme nga përralla e prezantuar nga Vëllezërit Grim, ku pritet që të zgjojë interesimin e të gjithëve për këtë rrëfim.

Rose Red do të nisë një udhëtim për të ndihmuar motrën e saj Borëbardhën./lajmi.net