Bajraktaraj dhe Mitrovica sonte prezantohen me veprën e Kadaresë në Paris

Arben Bajraktaraj dhe Rexhep Mitrovica vijn në një lexim poetik të veprës “Ura me tri harqe” nga Kadareja, me 5 prill në Maison des Metallos në Paris të Francës. Vepra është përkthyer nga Jusuf Vrioni ndërsa për skenë është përshtatur nga Simon Pitaqaj.

ShowBiz

05/04/2016 10:36

“Ura me tri harqe” bën pjesë në një cikël romanesh e novelash, që Kadare i ka shkruar me një qëllim të qartë për të krijuar imazhin e një “Shqipërie tjetër”, e cila ndryshon shumë nga ajo që shihet me sy, një Shqipëri me princa, kontë, dukë, ipeshkvinj, udhëtarë të ditur, prelatë të shkolluar, që gati ishin të përjashtuar nga letërsia si figura me misione pozitive.

Arben Bajraktaraj dhe Rexhep Mitrovica vjen në një lexim poetik të veprës “Ura me tri harqe” nga Kadareja, me 5 prill në Maison des Metallos në Paris të Francës. Vepra është përkthyer nga Jusuf Vrioni ndërsa për skenë është përshtatur nga Simon Pitaqaj.

Skenat e kësaj drame kombinojnë fuqinë dhe temën arkaike të saj, për një marrëdhënie mes të gjallëve dhe të vdekurve, me lidhjen mes modernitetit dhe grupeve e benefiteve të ndryshme

Autori, në pamundësi për të shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar të qytetërimit perëndimor, përpiqet t’ua tregojë këtë lexuesve duke gjetur në traditën e “Shqipërisë tjetër” atë fazë të historisë kur vendi, edhe sipas dijetarëve, ecte në një hap me fqinjët e tij përtej Adriatikut./kultplus