Filmi ‘Shok’, tani edhe në iTunes për tu blerë në mbarë botën
Rikujtojmë se filmi “Shok” do te shfaqet në Tribeca Film Festival—një festival prestigjoz i cili do të filloi më 13 prill dhe do të vazhdojë deri në 24 prill në qytetin e Nju Jorkut.
ShowBiz
Adhuruesit e filmit “Shok” në mbarë botën kanë mundësinë të shikojnë në iTunes bashkëprodhimin kosovaro-britanik që u nominua për “Oscars.”
Gjithashtu filmi “Shok”, i pari film nga Kosova i nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, ka hyrë në top 5 filmat e shkurtër më të shkarkuar në iTunes ne Zvicër, Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i filmit përmes një komunikatë shtypi ku gjithashtu behët thirrje për diasporën shqiptare që të mbështesi filmin në iTunes.
Rikujtojmë se filmi “Shok” do te shfaqet në Tribeca Film Festival—një festival prestigjoz i cili do të filloi më 13 prill dhe do të vazhdojë deri në 24 prill në qytetin e Nju Jorkut.
Filmi me metrazh të shkurtër—që në garën për “Live Action Short” u mposht nga filmi irlandez “Stutterer”—shënoi histori për kinematografinë kosovare duke u bërë i pari film që u nominua për statuetën e artë. Filmi eshte rreth nje miqesie që sfidohet në një kohë të jashtëzakonshme midis tmerreve të luftës në Kosovë, dhe ka protagonistë shoket Oki dhe Petriti.
Për të blerë filmin në iTunes shkoni në faqen: http://smarturl.it/ShokiTunes. Për cdo pyetje, kontaktoni ekipin e filmit në Facebook, Twitter ose Instagram. /Kultplus