Vdes novelisti hungarez Imre Kertész

Novelisti hungarez dhe i mbijetuari i Aushvicit, Imre Kertész, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2002, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Bota

31/03/2016 20:32

Agjencia shtetërore e lajmeve hungareze MTI e ka cituar botuesin e tij të ketë thënë se Imre Kertész ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundjeje të gjatë.

Kertész fitoi çmimin Nobel për portretizimet e kampeve naziste, të cilësuara si “e vërteta përfundimtare” se sa poshtë mund të bien qeniet njerëzore.