“Batman v Superman” me hapjen më të mirë në histori në filmave me superheronj (Foto)
Siç duket, fansat nuk po i vënë shumë veshin kritikëve.
ShowBiz
Filmi ‘Batman v Superman’ ka marrë kritika të përziera: derisa kritikët e filmave nuk e pëlqejnë fare, fansat janë duke e mbrojtur filmin që e kanë pritur tash e sa kohë.
Kjo ka bërë që në kinematë nëpër botë, këtë fundjavë të shikohet vetëm ky film, transmeton lajmi.net.
Filmi që ka prezantuar aktorin Ben Affleck në rolin e ‘Batman’ ka arritur të bëhet filmi me më së shumti fitime në javën e parë të shfaqjes, në zhanrin e filmave me superheronj.
Vetëm në Amerikë, filmi ka mbledhur 166 milionë dollarë, kurse në gjithë botën 420 milionë, duke shkuar kështu sigurt drejt 1 miliard dollarëve në ditët në vazhdim.
Gjithashtu, në Amerikë është vetëm filmi i katërt që ka arritur të kapë këtë shumë të parave në javën e parë të shfaqjes./lajmi.net
