‘Fosilet’ e Aleksandërit në muzeun e Rugovës (Video)

Eksponatet të cilat do të donin t’i kishin muzeu i Kosovës, Athinës, Shqipërisë…janë ekspozuar në një muze në fshatin Drelaj të Rugovës.

ShowBiz

27/03/2016 09:00

Ky muze që pak kush ka dëgjuar për të, ndodhet në një lartësi mbidetare mbi një mijë metra dhe ka një hapësirë prej 300 metrash katror.

I hapur me vetëfinancim nga një prej banorëve rugovas Besnik Lajqi, i cili ka koleksionuar me qindra eksponante të gjetura tek koleksionistët jashtë Kosovës, të cilat u blenë nga të huajt për vite të tëra në territorin shqiptar të gjetura nga vendasit nën rrënojat e lashta, madje diku duke i marrë pa pyetur askënd e as banorët e Kosovës.

Në këtë muze janë të ruajtura, si pretendon Lajqi me dhjetëra e qindra eksponante që i takojnë periudhës ilire, romake, krishtere, bizantine, dhe osmane…Lajqi përderisa rrëfen për secilin eksponat që i ka takuar kësaj periudhe thotë se bazohet dhe në vlerësimet e vizitorëve nga vendet e huaja në mesin e tyre dhe arkeologë./zëri

YouTube player