Hollywood film për Gërdecin, del traileri i “War Dogs” (VIDEO)
Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.

ShowBiz
“Hollywood”-it do të risjellë historinë ne formatin e nje komedie-aksion.
Warner Bros ka publikuar trajlerin e “War Dogs” me aktorët Johan Hill dhe Miles Teller, me shenimin “bazohet në një histori të vërtetë”.
Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.
Ky film i regjisorit të ciklit “Hangover”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Wolf of the Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët.
Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështje, është se ndryshe nga “Hangover”, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.
Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Miami. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA.
Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e SHBA.
Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt” ndërsa është bazuar në librin “Arms and the Dudes: How Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History ”
Efraim Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh./KultPlus
