Opel GT
Opel është duke shqyrtuar për të vënë në prodhim konceptin GT që u zbulua në fillim të këtij muaji.
Auto & Tek
Kjo makinë sexi edhe pse është prezantuar vetëm si koncept, prodhuesi tashmë është duke punuar në makinë dhe pritet që projekti të del në treg, transmeton Lajmi.net
Pronari i Opel, Karl Thomas Neumann i tha një reviste se kompania ka një sistem të përshtatur i cili është përdorur në një makinë të madhe si Mokka, dhe pritet të modifikohet dhe përdoret në një makinë sportive prej dy ulseve pra në Opel GT.
Nëse projekti merr dritën e gjelbër, inxhinierët do të duhet të gjejnë një transmetues (gearbox) të përshtatshëm dhe kompakt që mund të përdoret për të kanalizuar fuqinë nga motori inline me diferencial në rrotat e pasme, njofton Lajmi.net
Vlen të përmendet se, Koncepti GT përmban një motor tre cilindërsh benzinë 1.0 i cili prodhon 145 kuaj fuqi (107 kilovat), dhe fuqinë e ka dërguar në rrotat e pasme me një transmetues (gearbox) prej gjashtë shpejtësive manual.
Opel GT është mjaft i shpejtë ku nga 0-100 km/h arrin për jo më shumë se tetë sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e arrin në 215 km/h.