Blerta Zeqiri kryeson Bordin e Shoqatës së Producentëve të Kosovës

Shoqata për momentin ka 26 anëtarë dhe bën thirrje për anëtarësim të producentëve, të cilët janë të interesuar.

ShowBiz

18/03/2016 13:07

Është themeluar dhe regjistruar Shoqata e Producentëve të Kosovës, e cila ka për qëllim përfaqësimin, mbrojtjen dhe promovimin e interesave të të gjithë anëtarëve të ekipit të prodhimit në film, televizion dhe mediat e reja.

Shoqata dhe anëtarët e saj do të punojnë së bashku për të mbrojtur dhe për të përmirësuar karrierën e tyre, industrinë dhe komunitetin duke iu siguruar anëtarëve zbatim inkurajues të ligjeve të punës dhe kinematografisë në vend, zbatimin e lehtësirave financiare, krijimin e standardeve të ndershme dhe të paanshme për dhënien e kreditëve në film, si dhe përpjekje të tjera të arsimimit dhe avokimit.

Më 7 Mars 2016 është mbajtur mbledhje e përgjithshme e Shoqatës së Producentëve dhe është zgjedhur Bordi dhe kryesia e Shoqatës.

Anëtarë të Bordit janë: Gazmend Nela, Trim Musliu, Valon Jakupaj, Blerta Zeqiri, Valon Bajgora, Shkumbin Istrefi, Eshref Durmishi.

Kryesuese e Bordit: Blerta Zeqiri

Kryesues i Kuvendit: Fatmir Spahiu

Kryetare e Shoqatës: Blerta Basholli

Shoqata për momentin ka 26 anëtarë dhe bën thirrje për anëtarësim të producentëve, të cilët janë të interesuar.

Kriteret për anëtarësim të një Producenti/eje në Shoqatën e Producentëve janë:

1.Te jetë banor dhe shtetas i Kosovës;

2.Te ketë punuar si producent/e të paktën në një film të metrazhit të gjatë të luajtur, dokumentar ose animacion;

3.Te ketë punuar si producent/e të paktën në dy filma të metrazhit të shkurtër të luajtur, dokumentar ose animacion;

4.Te ketë punuar të paktën si producent/e të paktën në një serial të luajtur, dokumentar ose animacion;

Të gjithë të interesuarit për anëtarësim mund të na shkruajnë në email adresën [email protected]

Për tu anëtarësuar duhet të dërgoni CV-në tuaj ku janë detajet tuaja rreth punës tuaj si producent/e. /Kultplus