Katër filma mbledhin 381 euro për Down Syndrome Kosova

Katër filmat e metrazhit të shkurtë të regjisorëve: Lendita Zeqiraj, Alban Ukaj, Yll Çitakut, Elena Avdija dhe Ujkan Hysaj kanë bërë që të grumbullojnë një fond simbolik për Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren.

ShowBiz

17/03/2016 14:41

“Ballkoni”, i Lendita Zeqiraj, “Kali”, i Alban Ukaj dhe Yll Çitakut, “Dita 2”, Elena Avdija dhe “Kolona”, i Ujkan Hysaj janë prezantuar për dy ditë në DokuKino, filma këta që janë prezantuar nën organizimin e DokuFest, ku janë shikuar nga një numër i konsiderueshëm i prizrenaseve.

Të hyrat e këtij organizimi do të shkojnë për Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren.

Duke pas parasysh se hyrja për të parë këta katër filma ka qenë vetëm 1 euro, organizatorët kanë bërë të ditur se nga ky organizim janë  mbledhur 381 euro./Kultplus