Qeni dhe huti u bënë shokë të ngushtë, s’ka më që i ndanë (FOTO)

Është e vështirë për tu imagjinuar që një qen dhe një hut mund të bëhen shokë të ngushtë.

ShowBiz

16/03/2016 12:14

 

Por këto dyshime hiqen kur t’i shihni fotografitë e Ingo dhe hutit të quajtur Poldi, transmeton lajmi.net.

Fotografitë janë të bëra nga fotografi profesionist Tanya Brandt, nga Gjermania.

Lajmi.net i sjell për ju këto fotografi të kafshëve, të cilat nuk do të mund të pozonin kështu nëse nuk do të ishin në harmoni absolute me njëri-tjetrin.

/lajmi.net