Së shpejti edhe filmi i pestë i Indiana Jones

Disney ka njoftuar se Harrison Ford dhe Steven Spielberg kanë bashkuar forcat edhe një herë për filmin e ri të serisë Indiana Jones.

ShowBiz

16/03/2016 09:22

“Indiana Jones” është një nga heronjtë më të mëdhenj në historinë e kinematografisë, dhe ne mezi po presim të sjellim atë përsëri në ekran në vitin 2019”, ka thënë kryetari i Disney Alan Horn, transmeton lajmi.net.

“Është e rrallë që të ketë kombinime të tilla të përsosura të regjisorit, producentit, aktorit dhe rolit të tij, dhe ne jemi shumë të lumtur për të nisur këtë aventurë me Harrison dhe Steven”, shtoi ai.

Filmi ka nisur që nga viti 1981 më pas ka vazhduar në vitin 1984, 1989 dhe 2008 prandaj në vitin 2019 parashikohet të jetë filmi tjetër i përbashkët.

Mbi të gjitha ata kanë paralajmëruar që do përfitimi i përbashkët për këtë film do të jetë mbi 2 milionë euro. /lajmi.net