Petrit Çeku do të mbajë koncert recital në Prizren
Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren dhe bileta kushton tre euro, të hyrat e këtij koncerti do të shkojnë për “Down Syndrome Prizren”
ShowBiz
Kitaristi shqiptar Petrit Çeku më 20 mars do të prezantohet me një koncert recital në Prizren.
Ai nëpërmjet këtij koncerti ndihmon “Down Syndrome Prizren”.
Kitaristi Çeku do të prezantohet me një program të pasur si: M. Ponce, F. Schubert, D. Aguado, W. Walton, I. Albeniz.
Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren dhe bileta kushton tre euro./lajmi.net