Kukës, rrëshqitje dherash e gurësh në hyrje të qytetit
Reshjet e dendura të 48 orëve të fundit që kanë shoqëruar gjithë rajonin verilindor te vendit ka bërë që hyrja kryesore për në qytetin e Kukësit nëpërmjet Rrugës së Kombit të humbë funksionin, duke rrezikuar dhe qindra udhëtarë të fshatrave përreth, të cilët përmes kësaj hyrje lidhen me qytetin.
Lajme
Të rrezikuar janë dhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre në afërsi të këtij masivi, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rrëshqitjes së dherave e gurëve bashkë me shtëpitë e tyre duke u favorizuar nga terreni shumë i thepisur.
Sipas përfaqësuesve të bashkisë, për shkak se mungojnë kanalizimet e ujërave të bardha, qarkullimi për në hyrjen e qytetit ka probleme
Edhe pse ky është një ndër të paktat nënkalime që lidhin autostradën me zonat e banuara, çdo herë që reshjet e shiut janë prezentë qarkullimi në këtë hyrje bëhet i vështirë ose në rastin më të keq bllokohet duke detyruar banorët e fshatrave të zgjedhin rrugë alternative për t’u lidhur me qytetin e Kukësit./shekulli