Traileri për “Game of Thrones” thyen rekordin e shikimeve (VIDEO)
Traileri për sezonin e gjashtë të 'Game of Thrones' është shikuar 30 milionë herë brenda 24 orëve.
ShowBiz
Traileri zyrtar për sezonin më të ri të serialit shumë të shikuar, Game of Thrones, ka bërë xhiron e botës sapo është lansuar në faqen zyrtare në Facebook dhe në Youtube.
Pamjet e para zbulojnë shumë nga sezoni i mistershëm, që do të fillojë më 24 prill, ndërsa fansat kanë bërë që traileri të shikohet plotë 30 milionë herë brenda 24 orëve të para pas publikimit, përcjellë lajmi.net.
HBO ka konfirmuar se asnjë trailet më parë nuk është shikuar më shumë, ndërsa deri tani videoja në Facebook është pëlqyer dhe është shpërndarë gati 1 milion herë./lajmi.net