Lajme të mira për fansat e filmit ‘Trainspotting’ (Foto/Video)

Fansa të ‘Trainspotting’ bëhuni gati pasi që është konfirmuar vazhdimi i këtij filmi, dhe xhirimet e ‘Trainspotting 2’ veçse kanë filluar.

ShowBiz

11/03/2016 11:14

 

Danny Boyle  i ka konfirmuar këto lajme  duke thënë: “Ne veçse jemi në Skoci duke e xhiruar filmin Trainspotting 2”, transmeton lajmi.net.

Danny gjithashtu ka shtuar se kthimi në Edinburgh për të xhiruar filmin e dytë ka qenë një ndjenjë fantastike, duke thënë se qyteti ka ndryshuar në mënyrë drastike qysh nga xhirimet e filmit të parë në vitin 1995, raporton lajmi.net.Trainspotting 20 years old

Të gjithë aktorët e kastit origjinal, Ewan McGregor, Jonny Lee Miller, Robert Carlyle dhe Ewen Brenmner do të jenë prezent në filmin e dytë, film i cili do të jetë i bazuar kryesisht në novelën e Irvine Welsh të quajtur ‘Porno’. /lajmi.net

YouTube player