Spiderman shfaqet në filmin e ri të Marvel “Civil War” (VIDEO)
Iron Man kundër Captain America vijnë në filmin më të ri të Marvel, dhe Spider Man i del në ndihmë Tony Stark-ut.

ShowBiz
Në trailerin e dytë për filmin “Captain America: Civil War”, më në fund shohim edhe Spider Man të jetë pjesë e grupit.
Në këtë pjesë të tretë të filmave të Captain America, shohim disa nga Avengers të ndarë në dy grupe dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit, përcjellë lajmi.net.
Përveç Spiderman, pjesë e këtij filmi bëhet edhe Ant-Man, Black Panther e edhe Black Widow, Hawk e Falcon ndër të tjerë.
Filmi do të dalë në kinema më 6 maj./lajmi.net
